KRU’’Hidroregjioni jugor ‘’ me një varg aktivitetesh e shënoi Ditën Botërore të ujit tregon zëdhënësja Kurtaj.
Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992. Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja ka për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës. Gjithashtu, nga viti 2005 deri 2015 është shënuar decenia e ujërave. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madhe gjatë këtyre viteve. Derisa KRU’’Hidroregjioni jugor ‘ në Prizren, sot këtë ditë e shënoi me një varg aktivitetesh tregon zëdhënësja Nderona Kurtaj, pranë një instilacioni që e kishin vendosur në sheshin e Lidhjes , ku ajo që e veçonte ishte piramida e ujit me paralajmërimin se një metër kub kushton vetëm 38 centë e vetëm një kafe 70 centë, Pastaj ajo tregoi për aktivitetin e sotëm që nga mëngjesi që kanë organizuar nëpër shkolla me nxënës
Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit të pijshëm siç janë: uji për qytete, kualiteti i ujit, ujerat ndërkufitare, uji dhe kultura etj. Ajo njoftoi gjithashtu se sot deri në orte paditës janë të hapura edhe dyert e galerisë së burimeve ku prizrenasit mund at vizitojnë dhe nga afër ta shohin se si vije deri tek përdorimi uji i pijes në familjet e tyre
Derisa mesazhi i Nderonës ishte se të kursejmë ujin e pijes dhe të paguhen faturat për ujin e harxhuar sepse ata janë në shërbim të qytetarëve