Fryma poetike e së dielës me poetin:Ragip GJOSHI
M’I DUANI KËNGËT…
M’i duani këngët të tëra
Me të gjitha dritëhijet
M’i duani, më të gjitha ngjyrat
M’i duani, ditën edhe natën…
Lermëni t’i këndoj të pakënduarat
Nëse m’i duani porositë e vargjeve
M’i duani dhembjet e lavditë e dheut!
Për atdheun kam lënë testament fjalën
Kam lënë amanet për trashëgimtarët
E meritojnë dashurinë tuaj këngët
Të gjitha janë për lirinë tuaj e timen
Të gjitha janë për atdheun tuaj e timin
M’i duani këngët të gjithë… !
/www.QendraPress.com/