Fryma poetike e së dielës me poeten:Flora PECI

MË T’BUKURIN YLL

———————————-

Nata veshi pelerinën e saj,

hëna zbret ngadalë, ngadalë,

me kurorë si zonjë e rrallë…

Nën tingujt e këngës së dashurisë,

që zogjtë ia kanë marrë shtruar…,

yjet vallëzojnë përmbi male,

Bukuri e kreshtës më flet me sy:

-eja vajzë, tendose zemrën,

eja zgjedh ma t’bukurin yll!

/www.QendraPress.com/