Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Rexhep F. MORINA
ORBITË SHPIRTI
————————————-
Çlirohet shpirti lirik
Nga vetmi diogjeniane.
Vije qetësisht e venitet
Në dashuri platonike.
Me logjikë Sokrati këshillon
Vashën shpirt gurëzuar.
Buzët zhuritën për dashuri!
Sytë verbohen o dritë qielli!
Përshkon trupin në dashuri
Shpirti lirik në orbitën e tij.
/www.QendraPress.com/