Heroi i Kombit prof. Xhemajli Berisha do të mbetet i përbotshëm në kujtesën kombëtare.
Sot, u përkujtua 35 vjetori i rënies heroike në altarin e lirisë, të Heroit të Kombit Prof. Xhemaji Berisha. Shokë. miq bashkëveprimtarë e familjarë të heroit as sot, e 35 vite nuk e harrojnë kurrë atdhetarin e lirisë, mikun tyre të fjalës, profesorin e madh të vegjëlisë dhe idealistin prof Xhenajli Berisha.E nderojnë me pietet të gjithë ata që e njohën e dëgjuan për heroizmin e profesor Xhemës. Kush nderon dëshmorët, nderon fillimisht veten e tij!Nderon kombin dhe nderon vendin e lirinë.
Më 6 Prill 1989, e ekzekutojnë barbarisht dhe e hedhin nga ndërtesa e sigurimit shtetëror serb, duke u munduar ta paraqesin rastin si vetëvrasje. Për 35 vite me radhë ne si familje kërkojmë zbardhjen e këtij rasti, por heshtja institucionale e individuale e akterëve të krimit vazhdon. Vdekja e profesorit Xhemajli atëbotë ishte e rëndë dhe padyshim se pos profesorit u arrestua edhe vëllai i tij po kështu një atdhetar i dalluar Skender Berisha, kështu kjo familje u bë halë në sytë e Serbisë, dhe nuk i ndalën kurrë dënimet dhe torturat ndaj kësaj familje atdhetare. Profesor Xhemajli Berisha, ishte i dalluar në idealin tij dhe asnjëherë nuk u dorëzua pa asnjë tutorizmi sllav. Ishte një idealist që mbi të gjitha e donte dhe nderonte bashkimin e atdheut , për të cilën shpesh thoshte jeta është asgjë, por mbi të gjitha është Shqipëria dhe liria e plotë e Kosovës. Ne edhe 35 vite pas ende nuk po e bëjmë realitet një kërkesë të profesorit, Kjo ndoshta me fajin e zhvillimeve globale apo politikave ndërkombëtare, por së pari shqiptarët duhet të jene një e pas kësaj vije edhe bashkimi,Të shpresojmë se ideali i profesor Xhemajli Berishës heret a vonë do të bëhet realitet//QendraPress.com/