Çaste poetike me poeten:-Blerta BASHA

Botë shumëngjyrëshe.
———————————————
Veshur shpirtin me këmishën e falsitetit,
Të duken engjuj por dalin për dreqër,
Me besnikërinë mburren si qeni,
Të ngulin dhëmbët duke buzëqeshur.
Kur të shohin lotin në sy,
Betohen në Zot, oh sa keq, për dhimbjen,
Buzëqeshjen e marrin për dobësi,
Unë jam krenare deri në yje.
Loti është dashuria njerëzore,
Pikon kur dhimbja dhemb në zemër,
Unë s’jam me ngjyra që të shtirem,
Armën time kam buzëqeshjen.
( Ripostim )
/QendraPress/