Rreth 16 mijë kosovarë hynë në Shqipëri vetëm këtë fundjavë

                         Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht këtë vit pritet që sezoni turistik në Shqipëri të jetë i mbarë. Si çdo vit shqiptarët e Kosovës edhe këtë sezon do të jenë të shumtë për nga numri. Kjo referuar edhe numrit të hyrjeve nga dogana e Morinit, raporton A2cnn. Rreth 16 mijë shtetas kosovarë dhe 6 mijë mjete kaluan në Shqipëri këtë fundjavë duke shënuar një numër të lartë të hyrjeve në prag të fillimit të sezonit turistik, ndërkohë që bregdeti po preferohet jo vetëm për plazh por edhe peshkim. Ndërkohë festa e Fiter Bajramit ka sjellë edhe emigrantët kosovarë që jetojnë e punojnë në Europë, të cilët vijnë përmes Shqipërisë për të festuar bashkë me familjet në vendlindje.