Çaste poetike me poeten; Esmeralda BREGAJ

20 Kilogram poezi

———————————

Zonjë, çfarë dëshironi?

– Zotëri, ju lutem 20 kg poezi.

– Moj Zonjë , po ku ta gjej ?

– Ahh Zotëri,pyetje shumë e lehtë,

Poezia të gjen vet

Hap dritaren se dielli s’të vret

Shiko botën si të flet.

Ja ku është një lozonjare

1kg poezi për atë bukuri

E kush nuk e blen.. si thoni Zotëri!?

Pak me poshtë një moshatare

1kg poezi e qëndisur

Në një petanik sa shijshëm kurdisur.

Me duart e vrara nga jeta

Me sa dashuri gatuan e të shijon dreka.

E kjo poezi mor Zotëri vjen me shije e me zili.

Cik me larg një krijesë

Të shëron shpirtin me një gjest

Një foshnje të belbëzon në veshë

Për mua Zotëri , poezia nuk ka peshë!

Matematika rri e flet

Ky pazar qenka i pabesë

Nuk bej dot tregti

Dhe 20 kg dashuri

S’ti peshoj dot o Zotëri!

Ta kam fal për atë Zot

Poezi më dhe një mësim të mirë sot!

– Zonjë afrohu..

– Po, Zotëri….

– Ti moj Zonjë

Vlen 20kg poezi

Të uroj veç lumturi,

Faleminderit!

/www.QendraPress.com/