Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret seancë të jashtëzakonshme
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme.Seanca mbahet të martën, më 23 prill 2024.Kjo seancë është thirrur për shkak bartjes së mjeteve nga të hyrat vetanake të rritura nga ato të planifikuara të vitit 2023, në vitin 2024 .Seanca mbahet në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00