Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

                      Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme.Seanca mbahet të martën,  më 23 prill 2024.Kjo seancë është thirrur  për shkak bartjes së  mjeteve nga të hyrat vetanake të rritura nga ato të planifikuara të vitit 2023, në vitin 2024 .Seanca mbahet  në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00