Pas goditjes nga motoçikleta,Nevruz Dajçi ka ndërruar jetë,varroset, sot ,në Prizren.  

    Pas një aksidenti  që ka pësuar filigranisti i njohur prizrenas Nevruz Dajçi, ai i cili  me fijet e filigranit  pati  gravuar  figurat e njohura  të  Lidhjes  së Prizrenit si Ymer Prizrenin, pastaj shtypin e lidhjes  dhe pamje të shumta  të qytetit  Prizrenit. Dje  ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë  , Ai  ditë  më përë  ishte goditur nga një motoçikletë  në Prizren dhe për pasojë nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

Nevruz Dajqin nga komuna e Prizrenit, i cili ishte aksidentuar teksa po kalonte rrugën, për t’u dërguar me urgjencë në QKUK, aty ku po trajtohej që nga 14 prilli.

I njëjti ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Nevruz Dajqi ishte një nga filigranistët më të vjetër të qytetit të Prizrenit, ku bënte punime argjendarie  më të cilat    jo rrrallë e ka  përfaqësuar edhe  këtë zeje jashtë Kosove, duke  u shpërblyer  me  diploma e  falënderime të shumta. Vite më parë edhe në një  ekspozitë  të hapur nga  komuna e Prizrenit ai pati prezantuar  punimet më karakteristike  të këtij qyteti ,ku u patë vlerësuar lartë  vlera  e punimeve të  Nevruz Dajçit. Ai sot varroset me  iqindi në varrezat e  Prizrenit   do të mbahet mend  gjatë në  këtë qytet si një punëtorë i palodhur  dhe  mjeshtër i rrallë i filigranit.

IN memoriam.

Zeja e filigranit kjo zeje e Prizrenit,ngadalë do ti kthehet përsëri
 


              Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte përpjekje serioze për mbrojtjen e integritetit tokësor dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve. Të gjitha këto, tek ndjenjat e  atyre që merreshin me artin e bukur të  filigranit, në një  formë ose në një tjetër, ata i bartën këto motive më vonë në punimet e  tyre. Prizreni, për shkak të këtyre ngjarjeve dhe për faktin se ishte në  qendër të vëmendjes, u ngrit në piedestal për punimin  e “sermit”, ashtu siç  e quanin argjendin. Kjo pastaj  të  gjithë  zejtarët i qoi drejt bashkimit të  tyre. Në kohën e dominimit të prodhimtarisë zejtare, Prizreni u ngrit në një nga qendrat më të mëdha zejtare në Ballkan. Në punëtoritë e shumta të këtij qyteti ushtroheshin më shumë se 120 lloje zejesh, nga më të ndryshmet. Prodhimet e zejtarëve prizrenas jo vetëm se shiteshin në tregjet e mbarë Perandorisë Osmane, por ato depërtonin edhe në vende tjera, madje edhe deri në Indi. Në veçanti është e njohur tradita e përpunimit artizanal të metaleve fisnike – filigrani. Prizreni sërish mund ta fitojë shansin e vet historik në kuadër të një impakti ekonomik e kulturor. Revitalizimi dhe mbrojtja e fondit të trashëgimisë kulturore si dhe inkurajimi në riaktivizimin e atyre veprimtarive karakteristike ekonomike, do të mundësonin që Prizreni të bëhet partner i denjë në bashkëpunimin kulturor e ekonomik me qytetet tjera të Ballkanit, Evropës Juglindore dhe më gjerë. Po veçojmë vetëm rastin e “kujunxhinjëve” siç  janë quajtur kryesisht argjendarët. Dikur për  prodhimet e këtyre kishte edhe një Çarshi që quhej “Çarshia e kujunxhinjëve”. Zejen e punimeve  të  argjendit dhe  filigranit kryesisht e kanë përcjellë  argjendarët e besimit  katolik. Duke  filluar  me Pjetër Kolveshi, i cili pastaj e përcolli deri tek i biri Antoni e më vonë nipat Petrushi, Mateja, Lorenci, Andrrja  etj. Meqë Prizreni vazhdoi të mbetet një qendër e tillë kryesore, ndoshta në  gjithë Ballkanin, ata  në vitin 1947 bashkohen në një kooperativë, e cila  fillimisht  pati emrin “Union “ e pastaj e   mori emrin “Filgran” dhe së  fundi “Famipa”. Në këtë fabrikë,  e cila  tuboi të  gjithë  filigranistët e këtij qyteti, prodhoheshin modele të kohës si: tavolina, argjendi, taketuke, çibuke etj. Pastaj  monumente  fetare i shkrinë në filigran si: xhamia e Sian Pashës, kisha, shqiponja dhe anije të ndryshme. Ishin të njohur filigranistët si: Orhan Shala e Eshref Celina. Por,  krijimtaria e filigranit së fundi  u shkri edhe në Shtëpinë e LSHP-së, karroca e Ismail Qemalit, busti Isa Boletinit  dhe kurora të ndryshme  me  figurat e historisë, të cilat i punonte  Nevruz Dajçi me të bijtë. Gjenerata e fundit  e filigranistëve të njohur ishin edhe Faruk Shala, Shadi Kryeziu, Lon Bytyqi, kurse krijues të dalluar në filigran ishin edhe: Ali Jetishi, Nexhemedin Pasuli dhe Blerim Shishko. Fabrika  “Filgran”, më vonë  “Famipa”. Shumica e këtyre  filigranistëve  ende  vazhdojnë të punojnë nëpër shtëpitë e tyre, kurse prodhimet e tyre tani kryesisht i plasojnë në bregdetin kroat, Turqi dhe  shtete tjera si: Italia,  Gjermania etj.   Në sheshin “Shatërvan” të qytetit pas luftës traditën e  filigranit  e vazhdon argjendaria “Pali”, që mban emrin e dëshmorit të kombit, Pal Paluca. Pra, vëllezërit Palucaj (Ndue, Marjani dhe  Kastrioti) nga  fshati Mirditë e famullisë së Velezhës, prodhimet  i kryejnë në shtëpi, kurse plasimin e bëjnë  në  Prizren. Në  dyqanin e tyre  punimet  e filigranit kryesisht janë me motive  kombëtare  dhe  fetare dhe sipas kërkesave. Aty  vazhdon të  jenë të paharruara me bukurinë e tyre  punimet me motivet nga Prizreni, si: Shtëpia  e LSHP-së, pastaj uniformat e UÇK-së, dhe pamje  e motive kombëtare. Ndue Palucaj, njëri nga  pronarët, gjegjësisht vëllezërit Palucaj,  pohon se këto motive  i punojmë me përkushtim,  sepse  zbusin  shpirtin e  ndjenjën e familjes sonë. Kemi edhe  motive  fetare si kryq e ndonjë motiv tjetër që i punojmë sipas kërkesave. Por, motivet kombëtare  të  figurave  dhe  kombit janë mbi 90 për qind.  Kjo zeje  është  e vështirë, sepse punohet me përkushtim të  madh dhe furnizimet bëhen edhe nga të tjerët. Edhe pse çmimet nuk janë të  shtrenjta, megjithatë  mund të themi se interesimi i  të huajve për filigranin e Prizrenit  është i madh. Filigranistët e Prizrenit punimet e veta i ekspozojnë në manifestime dhe festivale të shumta, prej nga kthehen mirënjohje  dhe shpërblime të shumta. Nga një hulumtim është bërë me 500 respodentë. 42 % e respodentëve kanë deklaruar se në një formë apo tjetër e vazhdojnë traditën e zejes së filigranit, 24 % e pjesëtarëve të këtyre familjeve pohojnë se do ta vazhdojnë këtë zeje nëse krijohen kushtet në të ardhmen, 13 % pohojnë se nuk do ta ushtrojnë këtë zeje, sepse nuk kanë ku të punojnë dhe nuk kanë lokale personale, 8 %  shprehen me dilemë se ndoshta edhe mund të vazhdojnë këtë zeje në të ardhmen, 5 % pohojnë se kanë dëshirë të merren me këtë zeje, 4 % frikësohen se mund të humbin të pamurit, 3 % flasin me skepticizëm për këtë zeje, kurse 1 % e të anketuarëve nuk dëshirojnë të flasin fare. Në pyetjen se sa e duan filigranin 75 % thonë se është mrekulli dhe e duan më shumë se arin dhe çdo stoli tjetër, 15 %  thonë se filigrani është i bukur, por ndiejnë alergji nga mjetet e argjendit, kurse 7 % shprehen për arin e jo argjendin.Andaj drejtoresha e  Drejtorisë së Turizmit në  Prizren Sevil Kazaz  për  “Kosova sot: tha”Duke pa nevojën e domosdoshme se zeja e filigranit duhet t’i kthehet Prizrenit. lidhur me këtë të enjten në Prizren me rastin e ditës ndërkombetare të Turizmit, dhe në kuader te projektit për mbrojtjen e artizanateve, solemnisht hapet  punëtoria për aftësimin e 30 nxënësve për punimin e zejes së bukur të Filigranit,projekt ky i mbështetur nga drejtoria komunale për Turizëm, drejtoria e Administratës së Përgjithëshme dhe zyrja e Unionit Europian në Prishtinë.Kjo shpresohet se do të ndihmojë rikthimin e kësaj zeje.”
                         Q.THAÇI