Çaste poetike me poeten;-Arjana GABA

Si mund të marrë frymë një grua?!

—————————————

Si mund të marrë frymë një grua,

Kur mëngjeseve diell s’ka parë,

Kur shirat i kanë rënë në shpirt si përrua,

Dhe rrugët me lot i ka larë?!

Si mund të marrë frymë një grua,

Kur erërat e përplasën në çdo stinë,

Nga asnjë përqafim nuk u zgjua,

Por këtë shumë pak e dinë.

Si mund të marrë fryme një grua,

Nëse ja trazon lirinë,

Kur nga sytë ziliqar u dënua,

Vetëm se deshi dashurinë?!

Me mijëra herë mund ta nënshtrosh,

Mbi trup ti veshësh ca njolla faj,

Atë prap ke dëshirë ta vështrosh,

Të mbijetosh është dhunti e saj.

Arjana Fetahu Gaba

/QendraPress/