Lamtumirë Superligë!-Shkruan; Durak THAÇI, analistë sportiv

Skuadra më me nam në superligën e kosoves në futboll Liria nga Prizreni e cila së shpejti shënon 95 vjetorin e themelimit,pas barazimit të sotëm në prizren me Dukagjinin e Klinës me shifra të barabarta 0:0 me në gol-dallim marramendës 17:58 i dha lamtumirën super-ligës së Kosovës në futboll para tifozëve më të zjarrt në Kosovë “Arpagjikat”.Klubi ynë i zemrës u bë llugë pa asnjë ndjenjë burrërie,sikur të bëhej gara në ndonjë turnir mahalle.

Dihej kjo që nga fillimi sepse erdhi mashtruesi në qytetin e lasht të Prizrenit i quajturi Raman Kiçe i cili premtoi investime milionëshe,inkuadrim në arenën ndërkombëtar “ky është turpi më i madh i këti vitit dashamir të futbollit prizrenas”.Një mashtrues ordiner

një askush duar thatë asgjë nuk bëri por veç shkatërroi. Nuk ka fjalë që mundë të gjej një qytetar i Prizreni një adhurues i futbollit në ditën e sotme pos mallkimit për të ashtuquajturin menaxherin,njohësin e futbollit Raman Kiçe i cili kohë më par trenerat kosovar i quajti trenera “Banglladeshi”.Kërkohet nga qytetarët prizrenas nga mashtruesi ordiner që të lëshoj rrugë të dorëzoi klubin aty ku e morri.

Turpi nuk ka emër tjetër pos kësaj që e ka sjell klubin në thellësi të greminës.

/QendraPress.com/