Çaste poetike me poeten;Drita Kosumi SYLA
DRENICË E QËNDRESËS
————————————–
Kur mezi merrte frymë jeta
Ne, të lodhur, të dërmuar
Ti Drenicë, mëngjeseve u jepje udhë
Këndoje këngë
Të fuqishme nga nëntoka
Si zë kushtrim
Për ta dëgjuar e tërë bota
Atë ditë dhe sot
Ti Drenicë, je Flamur
Të nderojmë për jetë e mot!
/www.QendraPress.com/