Çaste poetike me poeten;Gerta BANDILLI

Filozofia e së mërkurës

———————————

Më gënjyen kur më thanë

që fluturat shtegtojnë kur vjen dimri.

Kur i pyeta ku,

më thanë në pyje.

– Po pyjet janë larg!

– Ti e sheh mbi lule

nuk rrinë, se lulet u thanë.

– Po, prapë pyjet janë larg!

– Epo erërat i marrin me vete

se të lehta janë,

nuk e sheh sa të brishta krahët i kanë.

– Po era u shkatërron krahët…

– I mbron vjeshta, – më thanë.

– Vjeshta është e brishtë për vete!

– U rriten përsëri mos ki hall.

Besova kur më thanë që flutura

shkojnë në pyje

prekin pemët, barin

e ndonjë livadh,

prandaj pyjet bëhen të verdhë

të bardhë, të grinjtë

dhe kur i prek

të lënë një shenjë të përhimtë.

Që atëherë me dëshirën

edhe më të madhe se të Kësulëkuqes

kërkoj ku janë fshehur

duke gënjyer veten

se flutura në dimër

shkojnë në pyll…

/www.QendraPress.com/