Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Korça BIBJANA
TË VDEKURIT,PRESIN CIGARË
=================================
Era lodh dunën,të vdekurit zgjojnë heshtjet
Gurë’varret me myshk,
përse ndjellin reshjet..?
Të gjallët hanë veten….
me vete flasin belbër
Nga luftrat,ndoshta varret mbeten t’gjelbër.
Të urtët përulen kreshtës,
se malet kanë hije
Soji i të marrëve,.përtyp dhe breshër kur bie
Të vdekurit presin cigarë për ëndrrën e vrarë
Ligësia zhvesh lëkurën…
për të mbirë lastarë
Fiken qirinj me frymë…
ndizen zjarre me fjalë
I gjalli me të vdekurin.,
kur do të piqen vallë.?
/www.QendraPress.com/