Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Mejrem Kajolli TUSHA

ROMANTIKË

—————————

Qirinj të ndezur në korridor

kahjen e rrugës tregojnë

Tavolina e zbukuruar

darkë special e shtruar

Simfonia për valc

dhomën e mbulon

Hapat lehtë vallëzojnë

Shikimet përplot dashuri

trupin e mbulojnë.

Buqet me orhideja

unazë në mes

Posi në përralla

propozim për martesë.

Jeta përrallore ende vazhdon

Dashuria jonë në pleqëri na çon

Respekti, mirëkuptimi

fjongat e dashurisë

Sinqeriteti, besa

çmimi i harmonisë.

Mejrem Kajolli Tusha

#tëdrejtateAutores#

/www.QendraPress.com/