Çaste poetike me poetin; Setki Q. JASHARI

Për jetën, vlen të luftosh

——————————————

S’kam fjetur gjumë fare

Për ty moj zonjë e bukur

Thurja pa mbarim skenare

Por dilja gjithmon i humbur…

E kam patur të vështirë

Të dua, ty të të them

Mendoja se është më mirë

Një mister të mbetem…

Trembesh shumë nga unë

Të vërtetën, nuk ma thua

Më le netëve pa gjumë

Se nuk e din, sa të dua…

Të dua të të thoja

Vërtet kisha frik…

Do të thoje, mendoja

Si s’ke turp, or mik…

Më tregove, se s’je mirë

Mu prish kandari në kokë

Jo mike, ti s’je e sëmurë

Pa ty, s’ka vlera kjo botë

Guxova të t’them të dua

Se ti, ke lind për mua

Të tregova të vërtetën

Që të luftosh për jetën

Mikja ime, mos ki frik

Është mirë të dashurosh

Më ke më të mirin mik

Për jetën, vlen të luftosh

  /www.QendraPress.com/