Çaste poetike me poetin;Myrtez ASLLANI

DIKUR NË PRIZREN

—————————

Dikur në Prizren kur në shkollë shkoja,

një cucë prizrenase shumë e dashuroja.

Ishte shumë e njomë.

por plot gjallëri të dytë

dashuronim se ishim të rinj.

Në qytet takoheshim shpeshherë bisedonim,

për të ardhmen tonë ne të dy ëndërronim.

Tek Shadërvani shpesh jemi takuar,

putheshim së bashku ishim të gëzuar,

Por kjo dashuri sa shpejt përfundoi,

kur sëmundja mizore vajzën e kaploi.

Shkoi në spital për t’u shëruar,

por fati s’e deshi ajo jetë pat ndërruar.

U pikëllova shumë pata shumë mërzi,

për fatin e zi që kishim n’dashuri.

 Pastaj tek varri e kam vizituar,

kujtoja të kaluarën tash jam i vetmuar.

/www.QendraPress.com/