Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Marsela IDRIZAJ

Nxitova dhe flokët si kreha,

i mpleksi si donte era ,
si doja bëra dhe unë ,
qesha pak më shumë.
S’e pyeta më pasqyrën e lodhur,
as orën që s’di të ndalet,
mësova se jeta s’ të pret ,
as s’më fal , dhe as nuk më falet .
Dhe s’jam më ajo që kërkon leje,
as ajo që frikën e mban në gji,
jam heshtja që e zgjuan kambanat,
jam boshësia që u bë liri .
/QendraPress/