Çaste poetike me poeten;Xhemile  ADILI

ME PUTHJE DO VRAS NATËN

————————————————–

Këto grila nga lehjet e gjata

po mbështillen me ulurima.

Keq-keq, jeta ka për t’i dënuar,

pse po shkulin rrugët kah eca.

Do vritet me puthje dhe klithja.

Asnjëherë s’u vra dielli e hëna,

kot luftë njerëzit kundër dritës.

Tek unë një lulë do jetë mbreti,

i dorëzohem pandërprerë

derisa do më rrah zemra.

Me puthje do vritet ligësia.

Mos ua fal, perëndi, mos ua fal,

shkrumb po bëjnë këngë e ëndrra!

Mos ua fal, perëndi, mos ua fal,

tokë e qiell më bënë afsh mua,

me puthje të mia do vritet nata.

/www.QendraPress.com/