Fryma poetike e së dielës me poetin:Gëzim AJGERAJ
HAP SYTË, PLISBARDHI IM
—————————————
Ende po na e vrasin dritën ecjes
E djeshmja si hienë i rrinë mbi kokë
Dhe me etjen e satanës apokaliptike
devijon rrezet e diellit tonë
Mbi dhimbjet e të djeshmes sonë
Rëndonë me fatkeqësit për të nesërmen
E s’ ngopet me kobin e krimit
Nëpër oborrin tonë
Rihap gropat e zeza të së nesërmes
E ne sillemi vetkënaqësis së rrejshme
Tek s’mundë ta ngopin etjen tonë
Kush më bindë se mbi qiellin tonë s’ ka korba
A i shihni ata si ia vrasin mëngjeset e diellit
E me kobin e terrin i fryejn të ardhmes
Nëpër trollin e lashtësis sonë
Na i vizatojnë hartat e etjeve të tyre
Derisa dhelpra e moqme përkdhel dorën e krimit
S’ ėshtë qudi as kësaj here
Deri sa e kaluara jonë e dhimbëshme barazohet me krimin
E s’ ndëshkohet satana Hap sytë plisëbardhi imë
Mos lejo që oborrit tëndë të të sillen vërdall bishat
As të të hapin gropa të ta kurthojnë të ardhmen
Ndiz kandilat e dritës rrethojës sate
Nga frengjia e kullës bëhu dalëzotës i rrezeve të diellit tëndë!
/www.QendraPress.com/