E mërkura ka qenë dita kur policia ka bërë “kërdi” me dënime në trafik.
Këtë ditë, forcat e rendit nuk falën kundërvajtësit, duke shqiptuar hiq më pak se 2486 tiketa.
Kjo shifër është më e larta për pjesën e parë të korrikut, pasi në asnjë ditë tjetër, nga 10, sa i kaluan këtij muaji, nuk pati kaq shumë gjoba. Në fakt, pothuajse kaq dënime pati edhe në ditë ne 4-të të muajit të shtatë, kur uniformat blu e lëshuan dorën, duke shqiptuar, 2460 tiketa.
E “rrastë” me gjoba ishte edhe e marta, kur policët nuk ngurruan të shkruajnë 2340 gjoba. Në ditët tjera të muajit, numri i tiketave u soll ndërmjet 1780, më 6 korrik, dhe 2280, në ditën e tretë të muajit.