Atdhetarët,lutëtarët që nuk vdesin kurrë /Shkruan; Durak THAÇI

                                 Ndër ta është edhe veprimtari patriotke atdhetare dhe luftarake e Hysen Destanit.Hysen Destani i njohur me pseudonimin Mixha ishte veprimtar i çështjes kombëtare pjesëtar dhe komandant i UÇK-së si dhe një nga figurat e njohura të trevës së Përdrinisë. Ai u dallua për angazhimin e tij të gjatë në veprimtarinë atdhetare dhe përkushtimin ndaj lirisë së Kosovës. Veprimtarinë atdhetare e kishte gilluar që në vitet e hershme të ilegalës. Më vonë mori pjesë në organizime dhe demonstrata për ndryshimet politike e kushtetuese në Kosovë duke u angazhuar edhe në lëvizjet studentore dhe në organizime të tjera që synonin lirinë e Kosovës. Me fillimin e luftës së UÇK-së Hysen Destani iu bashkua radhëve të para të luftës. Ai mori pjesë në veprimtarinë ushtarake dhe u bë një nga figurat e njohura të UÇK-së në trevën e Prizrenit dhe Përdrinisë. Bashkëpunëtorët e përshkruajnë si njeri të guximshëm vizionar dhe të përkushtuar ndaj idealeve të lirisë. Përveç angazhimit ushtarak ai ishte aktiv edhe në jetën politike dhe shoqërore. Pas luftës vazhdoi të ishte i lidhur me veprimtarinë atdhetare dhe me organizimet e veteranëve të UÇK-së. Hysen Destani – Mixha ishte anëtar i Kryesisë së Veteranëve të Luftës dega në Prizren. Hysen Destani u nda nga jeta më 16 qershor 2013. Përvjetorët e vdekjes së tij janë shënuar me homazhe pranë varrit të tij në fshatin Zojz ku bashkëluftëtarë bashkëpunëtorë dhe qytetarë kanë përkujtuar kontributin e tij. Vepra e Hysen Destanit lidhet kryesisht me përkushtimin e tij shumëvjeçar për çështjen kombëtare angazhimin në periudhën e rezistencës dhe organizimeve politike, pjesëmarrjen në luftën e UÇK-së dhe kontributin në jetën shoqërore të komunitetit. Për bashkëluftëtarët bashkëveprimtarët dhe bashkëvendësit e tij ai mbetet një figurë simbolike e luftës për lirinë e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Hysen Destanit-Mixha./QendraPress/