Çaste poetike me poeten;Arsinoi Zengo KALLXO

Nën hipnozën e dëshirave

———————————

Unë kisha veshur ngjyra misterioze

Por ato ngjyra ishin melodioze

Në hipnozën e dëshirave shkriheshim

Dy trupat e etur llahtarisnin!

Një piano e vjetër mes pëlhurat mbetur

Dhe gishtat e dashuruar preknin

Piano filloi dhe notat rinoi

Nuk ndalonte këndonte veç këndonte!

Ti më preke ëmbël dhe belin rrëmbeve

Dy a tre hapa e më përkëdhele

Këtej më puthje edhe këndoje

Pianon fshive flokët e mia shtrove!

Mëndafshi mbi trup ripi mbi sup

Varur gjysmë poshtë i kapitur

Me notat e pianos lëshoje ulërima

Mes gjoksit me pëllëmbë kafshoje!

Tavolina boshe karrige të hedhura

Cigare në tavlla të pa mbledhura

Disa vinin e disa shkonin

Veç unë dhe ti dashurinë flakëronim!

/www.QendraPress.com/