Fryma poetike e së dielës me poeten:Farie BISHA

Xixëllonjat më kujtojnë …

————————————-

 ato mbrëmje të vona vere.

Të lumtur luanim pa kontroll

, o,

të paktën ashtu besonim.

Oh, fëmijëria ime e varfër!

 E qetë dhe e lumtur,

je si një ëndërr e largët.

Pas xixëllonjave vraponim,

në duar i mbanim si të

 ishte mrekullia e tetë.

Kur të lodhur së vrapuari ishim,

me zjarrin e shpejtë,

të shkarpave përreth,

blunë kobalt të natës ndriçonim.

Rreth tij të mbledhur,

flisnim gjithë fantazi për botën…

Në fytyrat tona nga tymi e

djersa hartat e saj të pikturuara ishim..

Sa do të doja ato biseda tani ti dëgjoja!

Nuk e njihnim botën,

vetëm e imagjinonim.

 Sot që në ato harta

gjeografike shkelur i kemi,

imagjinoj ato fytyrat fëmijërore,

të lumtura, gjithë ëndrra të ndriçuara

ato nate vere nga flaka e shkopinjve të thatë.

Sa ngrohte ai zjarr!

/www.QendraPress.com/