Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Principessa SOFIA

O MOJ BOTË …..

———————————–

Oohh moj botë, botë e rrejshme,

ku buzëqeshja shpesh është, veç maskë…

ku fjala peshon më pak se hija,

dhe e vërteta fshihet ,per nje çast.

Druri thahet… dhe s’pyet askënd,

lulet vyshken pa bërë zë,

flaka shuhet kur s’ka më shpirt,

dhe njerëzit… ikin, një nga një.

Ç’mbetet pas në këtë rrugë?

Një emër i thënë me mall,

një kujtim që s’vdes kurrë,

edhe kur trupi bëhet hi e baltë.

Mos u gënje nga kjo botë e rreme,

që sot të ngre e nesër të harron…

jeto me zemër, jo me sy,

se vetëm shpirti të shpëton.

Se gjithçka shuhet… një ditë,

por ç’ke që ke dhënë me dashuri—

nuk vdes kurrë…

ajo jeton në përjetësi.

/QendraPress/