Me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator, gjimnazi i fshatit Romajë të Hasit do t’i mirëpresë nxënësit dhe personelin në një ambient tërësisht të rinovuar

Me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator, gjimnazi i fshatit Romajë të Hasit do t’i mirëpresë nxënësit dhe personelin në një ambient tërësisht të rinovuar dhe funksional, meqë punimet në ndërtimin e objektit të ri aneks dhe në objektin e vjetër të shkollës janë në përfundim e sipër. Ky projekt i rëndësishëm i DKA-së përfshin ndërtimin e 15 dhomave të reja mësimore dhe 3 kabinete laboratorike, të cilat i kanë rritur kapacitetet e shkollës, duke ofruar mundësi më të mira për mësim dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative,njofton kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj/www,QendraPress.com/