Çaste poetike me poeten;Teuta SHAQIRAJ

Kur…

———————-

Kur përhumbem në përqafimin tënd

bota sa një pëllëmbë, e në të dy në mes.

Kur tingulli i puthjes ajrin ndrydh e tremb

bota pushon së qeni: Shëët, mbani vesh!…

P u t h j a.

Kur ti më puthe papritur një çast

e zbraza shpirtin nga rrëmujat e vetes.

Një Bing Beng ndodhi befas në univers

Të tjera trajta morëm, u dogjëm gjatë rënies…..

Të risjella si për ditë djele,

/www.QendraPress.com/