Komuna e Prizrenit, shtron shumë rrugica  dhe investime mbi 40 mijë euro në Lubizhdë e Gërnçar

    Komuna e  Prizrenit,gjegjësisht  drejtoria e Shërbimeve Publike,  posa  ka përfunduar  shtrimin e disa rrugicave  dhe investime në kanalizim në fshatrat; Lubizhdë e Gërnçar. Pas përfundimit të  këtyre  punimeve  kryetari i komunës  Shaqir  Totaj, bashkë me drejtorët  Çelë Lamaj e Islam Ukimeri si dhe deputetja e Parlamentit Duda  Balje dhe kuvendar të komunitetit  boshnjakë, sot,  i kanë  vizituar  dhe uruar banorët  për këto punime. Me këtë rast  kryetari Totaj  tha se sot, jemi në  takim më banorët  dhe për të pa  punimet e përfunduara të  shumë rrugicave  këtu në Lubizhdë si dhe projekteve tona të realizuar në Gërnçare, Ne jemi sot me këta banorë të komunitetit boshnjakë që për neve  janë njësoj dhe  krejtësisht të barabartë dhe në  bazë  të mundësive  buxhetore  do të bëjmë investime edhe në këtë  lokalitet.Edhe drejtori Çelë Lamaj  pohoi se këto janë  vetëm një pjesë  e  investimeve që kemi bërë në  shtrimin  e rrugicave , pastaj në Gërnçare  kanalizim, mure mbrojtëse  , por projektet tona  do të vazhdojnë edhe  më tepër   në  mirëqenien e banorëve   të gjitha fshatrave të komunës tha ai.

Deputetja  Duda  Balje  me këtë rast  ka  lavdëruar  bashkëpunimin që ka  me kryetarin Totaj dhe po kështu   janë  shumë të kënaqur edhe me investimet që po bëhen për komunitetin  boshnjakë, Ajo tha s ene  do të  vazhdojmë  të  bashkëveprojmë edhe  në të ardhmen  me PDK  dhe kryetarin Totaj

Shumë të  kënaqur u paraqiten banorët e   Lubizhdës siç  shprehet plaku Alija, për këto investime, e po kështu edhe Alajdin Jonuzi nga Gënçare  falënderon shumë kryetarin Totaj dhe  komunën e 

Derisa  kryetari Totaj me këtë rast  ka  premtuar se  sipas  mundësive  buxhetore  do të  jete në shërbim të  mirëqenies  së jetës së  banorëve ët komunës së  Prizrenit.