Fryma poetike e së dielës me poeten:Abide Peci GASHI
PËRSE PO LARGOHENI
——————————–
Përse largoheni,
moj dallëndyshe
Prej nesh,
në dhera, aq të largëta,
Ku lulet dhe fusha,
janë krejt ndryshe
Bari i zbehtë,
dhe petale të thara…
Atje,
ku nuk ka , as një pikë hije
Fushave,
me një blerim të errtë,
Ku as ushqimet,
nuk kanë shije
Aq larg,
prej nesh në kurbet…
Pse kështu?
Jeni quar sot si një valë
Fluturoni,
nëpër çdo lule edhe ferrë,
A mos vallë?
Po merrni me vete mallë
Ta sfidoni,
mungesën deri në pranverë..
Kështu,
e paska stina e vjeshtës
I përzë,
të gjithë zogjtë shtegtarë,
E zhveshë,
fustanin e blertë të verës
Për ta veshë atë,
me ngjyrën si zjarrë…
Do të mërzitemi,
për ju aq fort
Do të më marrë malli ,
aq shumë,
Rrini me mua,
se s’u lë në të ftohtë
Dot’ u ushqej ,
me sheqerka dhe llokum…
Jeni rreshtuar,
nëpër shumë kolona
Larg vendlindjes,
kudo nëpër kufij,
Pse po i lini,
si të shkreta foletë tona
Qëndroni këtu,
bora s’do t’u mbërdhijë…
Vera me ju,
ishte e ëmbël, kishte lezet
Zemrat tona gufonin,
mbushur gëzime,
Nuk ngopeshim dot,
llafe dhe muhabet
Përse u larguat,
duke na lënë në përmallime…
/www.QendraPress.com/