Fryma poetike e së dielës me poetin:Rexhep F.MORINA

BIRI BASTARD

Shtytje i dha koha,kishte vrull rinor,

Masa e pranoi,ish në dukje parimor.

Të ndërroj mendësinë,parimin çelik,

Kështu tha,do bëhet e reja republikë.

Vërshoi nëpër rrugë,bëri përparime,

Mashtroi masën,të ushtron ndikime.

Fjalët boshe jehonin,pa presje e pikë,

Kështu tha,do bëhet e jona republikë.

Ndryshime bëri,mbi njerëz dhe vlera,

Ardhja ish e re,me tuhafë dhe plehra.

Veproi me trurin,pa studim e kritikë,

Vallë! Si do ta bëjë ky,këtë republikë?

Zhvlerësoi arritjet,gjakun e përdhosi,

Me kuislingë të rinj epokën e vulosi.

Suita e tij mbretërore,rriti veç frikën,

Biri bastard,se bëri kurrë republikën.

/www.QendraPress.com/