Çaste poetike me poeten;Valbona KOLAVERI
NË FINISH
————————
Udhëve të mundimshme
Kilometrave pa mbarim,
Po pres t’u jap fund brengave,
Jam pothuajse në finish
Rrethuar nga mure të lartë
Fjalësh,
Hermetike u gjënda,
Trazuar boshtit të shpirtit,
Duke numëruar ditë dhe netë
T’u largohesha vlerave negative,
Mosmirënjohësve,
Intrigantëve,
Egoistëve,
Dhe bukshkalëve,
E të shkoja drejt balancave të vetes,
Në një nivel më të lartë,
Qëndërzuar kohës
Larg tyre,
Më e paqtë,
Orientuar vektor
Kah vlerash pozitive,
Duke ecur larg frikërash
Si reja,
Me shpejtësinë ballë një furtune,
Ku qiejt brënda vetes
Mbeten më pas të kthjellët.
/www.QendraPress.com/