Fillimin e vitit shkollor,M.Kryeziu e filloi me krenari dhe shumë dhembshuri…..
Sot, kur në Republikën e Kosovës , filloi viti i ri shkollor 2024.25. Një nga veteranët e UÇK-së këtë e ka rikujtuar shumë krenar me lirinë e plotë trishtimë lidhur me vrasjet barbare edhe të fëmijëve që e bëri Serbia në Kosovë. Ai me këtë rast ka shkruar ‘’Çdo shtator mungon Leotrimi, sikur shumë fëmijë të tjerë që u vranë barbarisht nga forcat shoveniste serbe.
Sa herë që vjen shtatori na kujton 1436 fëmijët e vrarë nga shteti i Serbisë i cili është fajtorë. Padrejtësisht ua hoqi çantën nga krahu, duke i vrarë e masakruar….’’
Kështu sot, kur ka filluar viti i ri shkollor, Mahmut Kryeziu nga Prizreni ka udhëtuar drejtë Drenicës për ti bërë dhuratë simbolikisht Leotrimit një libër. Leotrimit që kurrë nuk arriti të shkojë në shkollë, por që përjetësisht do të jetë në mendjen e secilit shqiptarë. Leotrimi dhe statuja e tij janë një nga dhembjet më të mëdha të Kosovës, por është edhe krenaria më madhe e kësaj toke ,sepse gjaku i këtij kombi edhe i fëmijëve është vetë liria/www.Qendra Press.com/