Çaste poetike me poeten:Igball Brava KRIVANJEVA
Ky ajër i pastër ngjan si
vetë liria …
Kur lulet shpërthejnë
përnjëherësh
ashtu sikur dinë
të shpërthejnë
dhe trëndafilat,
Aroma e tyre përhapet
gjithandej,
Unë jetoj një jetë
plot ndjenjë…
Më freskon
agu i mëngjesit,
Shpirti rrit hapësirat
në pranverë..
Bashkë
me shpërthimin e luleve,
Ky ekuinoks pranveror
sjell këngë bilbilash,
buisje trëndelinash..
Kurorat e pemëve,
në këtë ngjyrim gjelbëror,
ngjajnë si vajza të veshura
e të krehura bukur;
Në sytë e tyre – bisqe e fletë
vallëzon kënaqësi e tyre
e lumtur..
Sa magjike kjo situatë:
Burime krojesh,
zukatëri bletësh,
teksa nisen
për të thithur nektarin!…
Fluturim i ëmbël pëllumbash..
Ç’pamje merr vendi
nga gjelbërimi,
sa magjepse janë peizazhet!..
Gjelbërojnë vendet,
Duke ia transmetuar
gjelbërimin e tyre
Zemrave dhe shpirtrave ..
Frymarr në këtë stinë..
Me ajër të pastër
mbushë bronket e mia..
Ky ajër i pastër
ngjan si vetë liria…
/www.QendraPress.com/