Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Hyrije JUSUFI
Faleminderit..!
—————————–
Miqësia është pesha që bartim gjatë jetës.
Disa peshojnë më rëndë, e disa më lehtë.
Dhuratë e çmuar në jetën tonë.
Prolog për një rrëfenjë,varg,apo anekdotë..
Miqësia është fusha e gjërë.
Vjen të të prishë ditën apo të ndjehesh më mirë.
Frika, dhe hija,
ngushëllim për të gjitha kohërat,
krahë fluturimi lartësive,
peri i hollë që lehtë këputet,
nota e drejtuar e akordit të shtrembëruar.
Miqësia është udhërrëfyes për të
zgjedhur rrugën e drejtë.
Është surpriza me kordelë të kuqe
nën pemën e krishtlindjes.
Mbështetje për çastet e vështira.
Miqësia është dielli përtej horizontit.
Faleminderit për atë që jeni !
/www.QendraPress.com/