Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Cerazela KONDI

Përse?

————

Përse o njeri naiv

nuk analizon kurrë

jetën tuaj të shkurtër.

Qan dhe mërzitesh

dhe veten tënde lëndon

thua që një tjetër jetë do të kesh

të mundesh të jetosh.

Atje ku shkuan dhe të tjerë

të vegjël apo të mëdhenj

Një ditë dhe ti do të shkosh.

Ku shkuan gjithë ata njerëz

që në tokë shkelën dhe jetuan?

Ku shkuan kaq shpirtra

që qanë dhe dashuruan?

Përse o njeri përse

mjegull në jetën tënde vë

me lot e dëshpërim pa shteruar?

Një ditë një tren do të kalojë

në jetën tonë,duke nxituar.

Me valixhen në dorë do jemi

Dhe vetëm një zot e di

në cstasion kemi për të ndaluar.

/www.QendraPress.com/