Çaste poetike me poeten;Laureta MALAJ
Të gjithë bashkë në një sofër
————————————–
ishim mbledhur për gëzim.
Hodha sytë, po të kërkoja ,
po t’i s’ishe babi im !
Dhe në vendin që t’i uleshe
hodha sytë unë plot me mall.
Sa dhe lotët binin syve
dhe unë i fshija ngadalë.
Në pragun e shtëpisë time
Aty ku isha fëmijë .
Më duket se ndonjëherë
do të gjej unë kur të vij.
Dhe tek porta kur më dilje
më prisje me dashuri .
Nuk harrohen gjithë kujtimet
Për të shtrenjtët , at e bij !
S’të shikojë unë sot, o babi !
Të kujtoj dhe ndjej mall.
Më duket se ndonjëherë
Kur të vij,do të gjej gjallë !
/www.QendraPress.com/