Çaste poetike me  poeten;Trandafile MALSHI

YJET DO TË NDRIÇOJNË PËR TY

—————————————-

Kush tha se s’ke me u rrzu?

N’dy gjuajt njiherit ke me ra!

Tu deshtë kokën me e ul, me qëndru

Dhe pse kurrkush s’ka me të pa.

Kush tha se nuk sakrifikove?

Shpirtin tënd luftarak sprovash e sfilite!

Ani, ska gja! Ti guxove!

Mes dhimbjesh prapë u ringrite.

E di se do thonë, ti u rrzove

Ani, ska gja! Mos u ngrys!

Mes sfidash edhe një herë provove

Andrrat, guximin tand, asgja s’do ta mbysë.

Në t’u duk aq e vështirë ringritja

Mos bzaj, mos u anko!

Asht e amël ajo fitore që korre

Ndaj mblidhe veten! Guxo,veç guxo!

Thonë se bota nuk i dhurohet gjithkujt

Dikë në thepisjet e saj e pengoi

Ani, ska gja! Ti veç duaj!

Jetës buzëqeshi dhe ngjyrat e stinëve gëzoji!

Pra çelu, e dashur, ashtu siç të ka hije

Ndizi gjithë dritat që ke në shpirt!

Se qielli do të hapet, krejt qielli

Yjet do të ndriçojnë për ty, është suksesi yt.

 

/www.QendraPress.com/