Çaste poetike me poeten;Shyrete DEMAJ
Pa arsye
————————-
Kisha mujt..
me hy në mendimet e tua
si një kaçak
që hyn vjedhurazi
nën çardak..
Kisha mujt
andrrat me t’i shkrue
me nji letër të bardhë,
e përmes pëllumbit
me t’i dërgua dhuratë..
Kisha mujt
me t’ftu mramjeve
hënës së plotë
me t’a zhvesh
shpirtit trishtimin
vetëm me një përqafim
të ngrohtë..
Kisha mujt
shpirtin me t’a mbulu
me aromë puthjesh
e avuj zemre,
me i dhanë jetë
për ty edhe për mu
dashninë ndër vena
me t’injektu
Pa arsye.. vetëm se të du…
/www.QendraPress.com/