Çaste poetike me poeten;Ymrije BEQIRI

E DUA KËTË TOKË…

———————————

Kujdes Ju lutem…!

Mos ma mbyllni njërin sy

Dhe në varr një hapësirë më lini

të shoh dritë…

Të shoh vendin tim të lulëzuar

E popullin tim pa vuajtje,

Shpëtuar nga marrëzia,

Shpëtuar nga ujkonjat që duan ta shqyejnë

Nga armiket e padukshëm

nga viruset …

Mos harroni J’u lutem

Më lini hapësirë të shoh vendin tim

Këtë tokë që kaq shumë e dua

Ta shohë ndryshe…

Të lulëzuar!

Nga perëndia bekuar!.

/www.QendraPress.com/