Fryma poetike e së dielës me poeten;Mimoza Eliona OSMANI
Qiellit
———————
I morën frymën ca re të dendura
Sikur të nisura nga tjetër stinë
Qilima ëndrrash endura- endura
Ombrellë e hapur rrinë.
Kur nxjerrë prej gjoksit gjigant syrin
Mendimet e mia marrin arratinë
Si tym cigaresh që poshtë lënë hirin
Dhe varen mbi retinë…
Nëse me musht i deh një verë
Ky sy i deh me flakë dhe prush
Kjo vjeshtë, sapo ka hapur derë
Në një rrugicë të ngushtë…
Mendimeve të mia pijanecë
Ndër vorbullat e qiellit pafund
U flet një diell në gjuhë memece
Tek pemë të shpirtit shkund…
/www.QendraPress.com/