Fryma poetike e së dielës me poetin;Bekim KELMENDI
Dy zemra në një…
—————————
Ulur pranë ujit që gurgullon
Dy zemra gotat i cakërrojnë
Dhe ashtu duke u parë në sy
Sikur bëjnë vërtetë dashuri.
Ah zemrat e tyre së rrahuri s’pushojnë
Teksa njëri-tjetrin n’sy shikojnë
Pa dhe vera ua ngroh ëmbël gjakun
Aq sa s’duronin pa e shuar merakun.
Pa ngelën të fundit në atë verandë
Dhe ëmbëlsisht djali një puthje ia dhuroi
Zemra e saj e vockël ëmbël ç’u trand
Sa mezi u përmbajt, mezi duroj.
U ndanë pastaj secili në rrugë të vet
Po zemrat e tyre në gota vere kishin mbet…
/www.QendraPress.com/