Çaste poetike me poeten;Arze HASANAJ

Iku gushti

———————————

Sikur era mi mori ditët po më duket ,

këto ditët e bukura të muajit gushtë.

Ikën s’di shumë shpejt një nga një më ikën,

ca ditë në veri e ca ditë në të bukurin jug.

Një pushim të shkurtër në Shqipërinë e bukur,

ca foto të bukura në Prizrenin historik.

Ashtu për çudi kalova çdo ditë këndshëm,

as nuk e vërejta gushtin se po më ik.

Por këto ditë na mbeten si kujtime,

gushti i bukur ikën e lëshon radhën.

Pas tij troket stina e zemrës time,

e bukura ime vjeshta do të vjen sërish.

Kështu kaluan ditët pa i parë fare,

ishte bukur por m’u duk kaluan shumë shpejt.

Ndërrohen stinët e ditët nuk ndalen

t’a jetojmë jetën në paqe vetëm me pozitivistet.

Një ditë do ikim nga këtu as ti as unë s’do marrim gjë,

e dimë që jemi të gjithë këtu kalimtarë .

Larg nga e keqja zilia e çdo urrejtje,

s’na duhen këto gjëra për një jetë të mbarë.

Si pasaniku dhe fukaraja një buzëqeshje le të ketë,

zemrat e bardha s’dinë kush është fukaraja.

Se pasuria veç në këtë botë ka një vlerë,

në botën e përjetësisë veprat e mira na bëjnë nder.

/www.QendraPress.com/