Çaste poetike me poeten; Silvana Çekiçi RODI
Dyert e dijes
———————————–
Me gëzim u vesh kjo ditë shtatori
Dita e parë e shkollës të fal emocion
Ngjyrat e ylberit u përhapën në oborr
Shkolla gumëzhin nga zërat gazmor
Së bashku nxënës nisim një rrugëtim
Besoj do shumë punë dhe përkushtim
Ditë për ditë hidhni shtatin
Si zogjtë ,
drejt horizonteve të reja doni të fluturoni
Shkolla ju hap dyert e dijes
Krahë hapur ju presin mësimet
Ju të ndriçoni fort dritën që keni
Dhe këtë dritë çdo ditë ta rrezatoni
Mësues , nxënës
Uroj një vit të mbarë shkollor ,
suksese në rrugën e dijes!
/www.QendraPress.com/