Çaste poetike me poeten;Bruna Gjoni PERVATHI
Ndamje
—————————
U k’putën pejt q’na lidhën ..
Bash tek aj fill i hollë ku kishim fillue me i vozitë shpirtnat..
Nji gjysmë hapi t’nisa për me t’pa
E nji gjysmë e majta për vete …për mos me e humbë udhën..
(Se stinët jan harbue ….tash…)
Ca puthje t’vjedhuna u tretën rrugëve t’atij qyteti t’mallkuem
ku ti zgjohesh e përgjumesh i rrethuem me drita semaforësh..
Me vete mora veç nji grusht me yje t’rremë…
që n’terr qiellin ma lanë (sapo ktheva shpinën )
U kput dhe ai pak hark ylberi,që m’ra në sy prej atij muzgu.
Mjeset nisën me u zbrazë ditë mbas dite..
Kollej qyteti im mbi shtratin e Drinit…
Kollej mbi vargjet e Lahutës ..(Pa drita semaforësh)
I lidhun n’fije t’hollë shprese ( ngjashtu si na)
/www.QendraPress.com/