Çaste poetike me poeten;Manushaqe Hoxha LAÇI

Shuamë etjen

——————————

Dale vajzë se më çmende

moj e bukura qerpikë gjatë.

Jepmë ujë me dorën tënde

se nga etja po digjem flakë.

Jepmë ujë moj, ujë burimi

të freskoj buzën e zhuritur.

Që me natë pa zbritur agimi

buzë rrugës jam duke t’pritur.

Më jep vajzë të bukurin sy

dhe një cep të buzës prush.

Shuamë etjen e mbledhur për ty

që përvëlon si dielli në gusht.

Bëma ëndrrën që ta prek

kisha kohë që prisja ditën.

Jepmë rreze, jepmë jetë

mos ma shuaj kurrë dritën!

/www.QendraPress.com/