Çaste poetike me poeten; Arsinoi Zengo KALLCO
Dashuritë ndodhin këtë stinë
———————————————-
Në korie vjeshta është shtrirë
Sot ndjesia më përcëlloi shpirtin
Deri mbrëmë ishte akoma verë
Sot mëngjesi u gdhi i florinjtë!
Filxhanin e kafes po thithja magjishëm
Gjethe e pikturuar u këput mbi tryezë
Sa bukur kombinonin dëshirat
Aromë vjeshte kishte mbërirë!
Dashuritë ndodhin këtë stinë
Ipnozë ndjenjash zemrat rrëmben
Sa bukur kafja shijonte mbi buzë
Ashtu si dashuria jonë këtë vjeshtë!
E në qofshin të dehur me stinën
Unë nuk do heq dorë ndonjëherë
Se dashurova këtë muaj atëherë
Dhe do vazhdoj të dashuroj si asnjëherë!
Vjeshta sot më zgjoi në gjumë
E veshur me petkun e florinjtë
Majë gishtave fluturova s’durova shumë
Të përqafova, të putha, ulërita
” O MUZA IME TI”
/www.QendraPress.com/