E mërkura poetike me poetin:Argjend HASANI

GRUAS SË ÇELIKTË

(Kushtuar gjyshes sime të dashur Hanife Kurti,

që sot në moshën 88 vjeçe, ndërroi jetë.)

——————————————-

Më falë nenë

Kur sot ike ti atje

Në botën

E përtejme

Nuk isha aty

Dhe nuk qava për ty!

Sepse,

Ti ishe

Sinonim

I vuajtjes

I qëndresës

I urtisë

I humanizmit

E dashurisë.

Vajin e urreje

Jetës i jepje shpirt

Ishe stoike

Uragan, fortesë

Në kohë të mira

E të vështira

Ishe feniks

Ishe shpresë.

Thellë të kemi

Ngulitur në kokë

Kudo që jemi

E kudo që të jesh

Shëmbëlltyrë

E gruas së çeliktë

Mbetesh për të gjithë

Pasardhësit e tu.

Prehu në paqe Nenë!

/www.QendraPress.com/