Çaste poetike me poeten;Albina TREBICKA
EJA edhe TI…
—————————-
Ma puthi vjeshta lotin e tharë,
fshirë me një gjethe të verdhë
Në vjeshtë erdhi puthja e parë
edhe ndarja… në vjeshtë.
Më puthi vjeshta qerpikun
tek stoli, ku uleshim dikur,
mbuluar me gjethe të thata
fshehur puthja,s’di se ku…
Eja mik edhe ti…
e përqafojmë vjeshtën bashkë,
të kujtojmë puthjen e parë
dhe me vjeshtën ti shko prapë..
/www.QendraPress.com/